Dita e 14 e grevës së naftëtarëve, tre prej tyre nisen me urgjencë në spital
Në ditën e 14 të grevës të naftëtarëveBallshit, gjendja shëndetësore e 3 naftëtarëve është rënduar. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Edhr kreu i Shoqatës Sokol Dautaj, që ndodhet brenda mjediseve të greves, ka probleme me tensionin por nuk pranon të marr ndihmën e mjekëve. Grevistët kanë marrë medikamente nga familjarët dhe thonë se do të vazhdojnë të qendrojnë aty.

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë.

Mësohet se gjatë natës grevistët kanë paraqitur probleme shënetësore, por kanë refuzuar ndihmën mjeksore, ndërkohë që janë të vendosur për të vazhduar grevën e urisë.

Po ashtu të hënë naftëtarët e Fierit, Patosit dhe Ballshit do të zhvillojnë një tjetër protestë, ndërkohë që shtojnë se do të heqin edhe fëmijët nga shkolla që të marshojnë të gjithë përpara bashkisë, duke bllokuar institucionin dhe rrugën kryesore.
Shtuar më 11/10/2020, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori