Disa nga rezulatatet paraprake të numërimit të votave në disa bashki.
Kështu sipas raportimeve, në Vlorë
kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Shpëtim Gjika me 3230
vota kundrejt rivalit të tij Ardian Kollozi i cili ka marrë 2647.
Ndërkohë në bashkinë e Fierit
kandidati “aleanca për të ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 1338
vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 948
vota.
Edhe në bashkinë e Lushnjes
kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Fatos Tushe
kryeson me 1849
vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344
vota.
Ndërkohë në bashkinë e Lezhës
kandidati i “aleancës për qytetarin” Viktor Tushaj
kryeson me 2333
vota kundrejt kandidatit të majtë Gjokë Jaku me 2023.
Ndërkohë në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini
kryeson me 3488
vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi i cili ka marrë 2420
vota.
Ndërsa në bashkinë e Korçës
kryeson kryetari aktual Niko Peleshi me 1578
vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” I cili ka marrë 1330
vota. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2011,
ora 10:33