Disa kilogramë më pak, kështu duket ministrja Balluku pasi mposhti COVID-19 (FOTO LAJM)
Ministrja e
Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda
Balluku ka arritur të mposhtë koronavirusin.
Ministrja ka marrë pjesë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Edhe pse mbledhja u mbajt online
Balluku ka preferuar të shkojë në zyrat e ministrisë që drejton bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.
Ajo që bie në sy janë ndryshimet në pamjen e ministres pas infektimit me COVID-19. Ajo duket se ka humbur disa kilogramë nga beteja me virusin.
Kujtojmë se
Balluku rezultoi pozitive me
Covid-19 pak ditë më pare. Lajmi u bë publik nga vetë Ministria e
Infrastrukturës, përmes një postimi në Facebook.
Shtuar më 10/11/2020,
ora 14:17