Infermierja Vjollca
Berisha, e cila ishte e infektuar me koronavirus ka humbur jetën.
Laljmin e ka dhënë spitali i Përgjithshëm i Gjakovës përmes një njoftimi për media. Në njoftim thuhet se megjithë
përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, infermierja
Berisha nuk e fitoi betejën me këtë virus të
rrezikshëm. Infermieres i duheshin dhe tre ditë që të dilte në pension.
“Vjollca
Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientëve .
Megjithë
përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voc nuk e fitoi betejën me këtë virus të
rrezikshëm.
Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.
Menaxhmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të
rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 15:55