Detaje nga aksidenti tragjik në Kosovë, i riu ndërroi jetë në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet që ndodhi mbrëmë në Çikatovë të Drenasit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, aksidenti është raportuar se ka ndodhur në orën 20:10, ndërsa janë përfshirë dy vetura civile.

“Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar.

Viktima është Andrit Gjeli, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra si pasojë e aksidentit.

“Ju njoftojmë se sot më 08.02.2023 nga një aksident trafiku ka ndërruar jetë më i dashuri ynë – Andrit Halim Gjeli. Për varrimin do ju njoftojmë në orët në vijim. Thellësisht e pikëlluar Familja Gjeli”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa policia po heton rastin./express/


Shtuar 9.02.2023 09:08

Tags: