Dikur tronditi botën por sot nuk do ta njihni këtë vajzë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një vit më parë fotoja e adoleshentes nga Jemeni, Saida Ahmad Baghili tronditi mbarë opinionin publik.

Ajo vuante nga kequshqyerja dhe fotografia e saj bëri xhiron e rrjeteve sociale duke prekur zemrat e shumë njerëzve.

Pas publikimit të fotos shumë organizata i erdhën në ndihmë Saidës.

Ata u kujdesën që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohej.

19-vjeçarja tani peshon 36 kg rreth 11 kilogramë më shumë se ç’peshonte tetorin e kaluar.

Babai i Saidës ka thënë për Daily Mail:

Para një viti ajo nuk ishte në gjendje as të fliste, tani ha vetëm qumësht dhe biskota sepse ka ende probleme me gëlltitjen.

Saida është me fat sepse në Jemen ka ende fëmijë, të cilët vuajnë nga kequshqyerja.

Një e katërta e popullsisë vdes nga uria, ndërsa 2,135 njerëz kanë vdekur nga kolera.


Shtuar më 18/07/2018, ora 07:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori