U gjendet drogë në kavanoza gjatë kontrollit në banesë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me drogë të ndarë në doza e bërë gati për shitje.

Shqiptarët të moshave 35 dhe 21-vjecc janë arrestuar pasi janë denoncuar nga banorët e zonës Bastia Umbra, për shkak të lëvizjeve të dyshimta që bënin me makinë.

Pas një aktiviteti të kujdesshëm vëzhgimi, karabinierët kryen kontroll në njërën nga dy shtëpitë. Gjatë kontrollit, një nga shqiptarët ka tentuar të heqë një mbështjellës celofoni duke e hedhur nga dritarja. Megjithatë, ky mbështjellës u gjet më vonë dhe u zbulua se përmbante rreth pesëdhjetë gramë kokainë.

Kontrolli ka vazhduar brenda shtëpisë, ku janë gjetur rreth dy mijë euro për një peshore elektronike precize dhe material për prerjen dhe përgatitjen e dozave të kokainës. Në oborr ishte fshehur një kavanoz qelqi me një kilogram kokainë dhe një tjetër peshore elektronike precize që përdoret për paketimin e drogës.

Karabinierët zgjeruan operacionet e kërkimit edhe në një shtëpi tjetër të frekuentuar nga dy shqiptarët. Gjatë këtij kontrolli u gjetën edhe pesëdhjetë gramë kokainë, të ndarë në 56 doza gati për shitje.

Në përfundim të procedurave të zakonshme, dy shqiptarët u arrestuan dhe u akuzuan për “trafik droge”.


Shtuar 9.08.2023 17:31