Dikur rrëmbente kopertinat, sot e pastrehë: Si u rrënua jeta e modeles së njohur (FOTO LAJM)

Jeta e modeles së njohur Elosia Fontes ka marrë një kthesë të paparashikueshme.

Më 6-të tetor të këtij viti, 26-vjeçarja u gjet duke u endur rrugëve të Rio de Janerio-s. Modelja u zhduk nga Neë York-u një vit më parë pas një karriere premtuese në modë.

Ndoshta stresi i pasarelave dhe konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin e saj Andre Birlenu, bënë që modelja të bënte këtë ndryshim radikal.

Një episod i ngjashëm kishte ndodhur dhe në fillim të vitit 2019, ku Elosia u zhduk për pesë ditë nga shtëpia dhe policia arriti ta gjente në një lagje jo shumë larg vendbanimit të saj.

Po në atë periudhë, bashkëshorti i saj kërkoi ndarjen duke fituar kujdestarinë e vajzës së tyre 7-vjeçare. Ndarja la pasoja të rënda tek modelja, e cila zgjodhi të braktiste punën dhe të zhdukej në fund të vitit 2019.

Kur u gjet nga policia më 6 tetor, ajo ishte në një gjendje të mjerueshme, e veshur me një këmishë të pisët dhe zbathur, shkruajnë mediat e huaja.

Shtuar më 13/10/2020, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori