Digjet flamuri i ISIS në mes të Prishtinës
Pëlqej
isi
Në mes të Prishtinës, përpara bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skëndërbeu, është djegur flamuri i ISIS, organizatës terroriste që po kryen masakra në Lindje të Mesme.

Djegia e flamurit të organizatës famëkeqe është kryer, duke u bërë pjesë e iniciativës globale për të djegur simbolin që përfaqëson dhunë dhe krim.

Flamuri i ISIS u djeg nga ana e anëtarëve të rinj të partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës.

Fillimisht, iniciativa është nisur nga të rinjtë libanez, që për këtë akt filluan ta përdordinin togfjalëshin #BornISIS. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori