Diell i nxehtë paradite, zonat ku do të ketë vranësira gjatë pasdites
Sipas MeteoAlb, kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në zonat verilindore duke lënë me kthjellime zonat e ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale më të paktën 2°C duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor-Jug perëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar më 07/08/2019, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori