Dimri "zbarkon" në Dibër, bora shkakton probleme në disa zona
Pëlqej
Ulja e temperaturave ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në vend.

Pas Juglindjes dëbora ka nisur edhe në Verilindje të vendit, kryesisht në Dibër dhe në Bulqizë.

Deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh apo emergjenca të tjera por megjithatë në disa fshatra të thellë janë krijuar probleme.

Për shkak të reshjeve të borës janë hasur probleme në Lurë, Selishtë dhe në Kalanë e Dodës.

Meterorologët parashikojnë se jo vetëm kjo fundjavë, por edhe java që vjen do të nisë me reshje shiu dhe dëbore ne zonat malore, ndërkohe që temperaturat do të jenë të ulëta.

Fundjava paraqitet e paqëndrueshme, ku vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje dëborezonat malore dhe shira të dobët në pjesën tjetër, kryesisht në jug të vendit. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2018, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori