Dialogu Rama-Basha, kryeministri tregon kur do të nisin bisedimet
Edi Rama ka diskutuar ditën e sotme dhe për çështjen e Teatrit Kombëtar, nisjen e një dialogu të mundshëm me kryetarin e opozitës Lulzim Basha apo dhe shkarkimin e Presidentit Meta dhe çështja e cila ka shkuar deri në Komisionin e Venecia.

Duke qënë që Presidenti Meta e ka çuar çështjen e Teatrti në Gjykatë Kushtetuese, pse ju nuk e prisni vendimin e saj?

Është njësoj sit ë presësh tërmetin, ndaj nuk jemi duke e pritur.

A ka një përpjekje të ndërkombatarëve apo dhe diplomatëve të ndryshëm për t’ju ulur në një tryezë diskutimi ju dhe kreut të partive opozitare Lulzim Basha?

Jo nuk ka asnjë nismë të tillë. Unë jam i gatshëm të nis bisedimet me opozitës pas pushimeve por nga ana e diplomatëve dhe ambasadorëve nuk ka asnjë vijim të tillë për nisjen e një diolaogu të mundshëm.

Ndërkohë që kryeministri Rama është pyetur dhe për nisjen e procedurave të shkarkimit të Presdentit. I pyetur se çfarë pritet të ndodh nga ana e mazhorancës e nëse do të ndërpriten procedurat Rama tha qartë që I janë drejtuar Komisionit të Venecias vetëm për tu qartësuar dhe një përgjigje më të saktë.

Ne e kemi çuar çështjen për trajtim në Komisionin e Venecias për të nisu porcedurat, apo dhe për tu qartësuar. Do të të presim për përfundimet. Duke qënë se u besojmë atëherë e jemi drejtuar Komisionit të Venecias, kjo është arsyeja.
Shtuar më 30/07/2019, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori