Dialogu duhet të bëhet me ndihmë të SHBA-ve dhe BE-së
Hajredin Kuçi
Qeveria e Kosovës kërkon nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të bëjnë presion mbi Serbinë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se Prishtina asnjëherë nuk do të jetë pengesë dhe mendon se rruga më e mirë zgjidhjes së problemeve është vazhdimi i dialogut.

Moszbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes Prishtinës dhe Beogradit nga ana e Serbisë, ka shtyrë Qeverinë e Kosovës që të kërkojë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si garantë i dialogut, të bëjnë presion mbi këtë shtet.

Zëvendëskryeministri Kuçi, siç raporton RTK, tha pas mbledhjes së qeverisë se presioni mbi Serbinë duhet të bëhet që ajo të jetë më e përgjegjshme, dhe se BE e SHBA të shohin se pse Serbia nuk zbaton ato që i ka premtuar.

Numri dy i qeverisë gjithashtu tha se institucionet kosovare janë të gatshme dhe mendojnë se dialogu është rruga më e mirë për t’i zgjidhur problemet mes dy shteteve. Megjithatë Kuçi tha se Kosova i ka kryer të gjitha obligimet që i janë kërkuar në lidhje me dialogun.
Shtuar më 02/11/2011, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori