Diagnostikohet me kancer në tru senatori JOhn McCain
Senatori amerikan John McCain është diagnostikuar sëfundmi me tumor në tru. The Independent raporton se mjekët kanë konstatuar një tumor në tru ndërkohë që po ndërhynin për shmangien e një problemi tjetër me venat në atë zonë.

Bëhet fjalë për një fazë fillestare të tumorit e quajtur nga mjekët si "glioblastoma".

Familja e McCain janë duke vlerësuar faktin nëse do të vijojnë trajtimin në klinikën ku u konstatua masa tumorale apo do të shkojnë në klinika të tjera më të specializuara. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2017, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori