Dhuron 542 milion pound, aktori i njohur jep arsyen e habitshme
Pëlqej
Aktori i njohur Choë Yun-fat, ka vendosur që të dhurojë të gjithë pasurinë e tij.

Raportohet se ai gjatë viteve ka grumbulluar një pasuri prej 542 milion paundësh dhë të gjitha këto para do të shkojnë për njerzit në nevojë.

Por përveç aktit human ajo që ka habitur opinionin publik ka qënë edhe deklarata e tij:

“Paratë nuk janë të miat”, tha ai duke shtuar se ëndrra e tij është “të jetë i lumtur dhe njeri normal”.

Pavarësisht pasurisë, Choë ka një reputacion në zonën aziatike se bën një jetë modeste, jo luksoze.

Ai lëviz me transport publik, nuk shkon në restorante të shtrenjta dhe vesh rroba të vjetra. Ai nuk ka fëmijë me bashkëshorten Jasmine Tan.

Tan ka përdorur për 17 vjet të njëjtin telefon derisa nuk funksiononte më. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2018, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori