Dhuroi "show" duke goditur në ajër me kallashnikov, arrestohet 23-vjeçari në Pukë
Një 23 vjeçar ka qëlluar në
ajër me kallashnikov nuk trembur banorët e zonës, të cilët mënjëherë kanë thirrur policinë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e B. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri në
ajër duke krijuar panik tek banorët, identifikohet dhe arrestohet nga Policia
23-vjeçari">
23-vjeçari.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas telefonatës së marrë për të shtëna me armë zjarri fshatin Gojan i Madh, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe pas marrjes së informacionit për situatën e ndodhur, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe reagimit të shpejtë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë.
Ky shtetas kishte qëlluar disa herë në
ajër, me një armë zjarri kallashnikov, duke krijuar panik te banorët e zonës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e
armës së zjarrit me të cilën
23-vjeçari">
23-vjeçari kishte kryer qitje në
ajër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e
armëve dhe municionit”.
Shtuar më 24/05/2020,
ora 11:18