Dhunuan bashkëmoshatarin në shkollë, procedohen 5 adoleshentë në Cërrik
5 adoleshentë janë proceduar pasi dhunuan në ambjentet e shkollës një bashkëmoshatar të tyre.

Jan proceduar në gjendje të lirë përkatësisht: P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Njësinë Administrative Shalës të Cërrikut.

Siç shihet dhe në video, tre adoleshentët, rrahin bashkëmoshatarin e tyre që dëshpërimisht përpiqet të mbrohet nga goditjet e tyre.

Njoftimi zyrtar:

Në lidhje me videon e publikuar në portalin “Jeta Osh Qef”, ku disa nxënës ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit
Shtuar më 10/10/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori