Dhunonte gruan, policia arreston 29 vjeçarin
Një 26 vjeçare është drejtuar në rajonin e policisë, pas dhunës së vazhdueshme që i ushtronte bashkëshorti i saj. Ky i fundit tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Burime nga blutë e Elbasanit bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë dhunuesi 29 vjeçar me inicialet E.H., banues në fshatin GrekanGramshit.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2014, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori