Trey
Songz është arrestuar pas një përleshje me policinë të dielën gjatë një ndeshjeje në
Kansas.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Tremaine Aldon Neverson u filmua gjatë grindjes fizike me një oficer
policie gjatë kampionatit të futbollit amerikan ndërmjet ekipeve, “
Kansas City Chiefs” dhe “Buffalo Bills”.
Në videon e publikuar nga TMZ,
reperi shihet duke e goditur policin në kokë ndërsa më pas arrestohet nga disa oficerë të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në stadiumin Arrowhead në
Kansas. Megjithatë, tifozët e pranishëm në stadium pretendojnë se oficeri ishte vetë fajtor.
Grindja e policisë: Trey
Songz u pa të trajtohej nga një oficer
policie në Lojën e Kampionatit AFC në
Kansas City, Misuri, të Dielën në videon e marrë nga TMZ; parë në 2019
TMZ raporton se
Songz u arrestua për shkelje, rezistencë ndaj arrestimit dhe sulmit ndaj oficerit. Artisti i hitit “Can’t Help But Wait” thuhet se do të qëndrojë në burg për 24 orë dhe pritet të lirohet këtë të hënë në mbrëmje.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 15:58