Armë të ftohta dhe drogë me vete, arrestohen dy serbë në veri të Kosovës

Dy serbë jane arrestuar  në veri të Kosovës gjatë natës pasi gjatë kontrollit të policisë në automjetin që ta drejtonin janë gjetur pajisje të kundërligjshme, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj.

Automjeti që ata drejtonin ishte me targa të Sllovenisë.

Ata janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

– një (1) shufër metalike (policore),
– një (1) maskë kamuflazhi,

– disa thika,

– disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),

– disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,

– telefona celularë,

– sprej të ndryshëm,

– sfera metalike,

– lidhëse plastike,

– një (1) automjet,

– një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe

– një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.

– një (1) çekan etj.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.