Dhunohen dhe grabiten çifti i të moshuarve, dy persona në kërkim
Mbrëmjen e djeshme, në Gjirokastër janë dhunuar e më pas janë grabitur një çift të moshuarish. Ngjarja pa pasoja për jetën është shënuar në banesën e Thimio dhe Maria Cinos, në rrugën “Andon Poçi”.

Dy persona të panjohur kanë stakuar energjinë elektrike në banesën e çiftit rreth orës 01:00 dhe më pas janë futur brënda, duke kërkuar para dhe sende me vlerë.

Ata kanë dhunuar të moshuarit dhe pasi kanë marrë disa sende me vlerë, janë larguar në drejtim të paditur. Uniformat blu po punojnë për të zbuluar identitetin e grabitësve. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori