Dhunë ndaj bashkëshortes, policit dhe shkelje të qarkullimit rrugor: Procedohen 8 persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka proceduar 8 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Prej tyre, 3 janë arrestuar dhe 5 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

Të arrestuar janë shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, si dhe shtetasi A. K., 42 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjihashtu është arrestuar A. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në rrugën “Asim Vokshi” ky shtetas i ka shitur një të mituri një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 50 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në gjendje të lirë janë proceduar për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë kryer në bashkëpunim” edhe shtetasit E. Ll., V. T., dhe E. D., të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policies, për prangosjen e shtetasit L. T.

Teksa dy shtetas të tjerë janë proceduar për “Moskallzim krimi”.

Materialet proceduarale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shtuar më 02/10/2019, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori