Dhuna, plaçkitja, djegia, përfshijnë Londrën (FOTO LAJM)

Pamje jo të zakonta për Londrën. Djegie makinash, plaçkitje masive, gjuajtje me gurë dhe gjësende të forta në drejtim të policisë dhe shkatërrim i gjithçkaje për rreth janë karakteristikat e protestave të ditëve të fundit në Londër.
(UPDATE) Londra po përjeton një periudhë të vështirë. Dhunë, plaçkitje masive dyqanesh, djegie biznesesh dhe ndërtesash banimi, përleshje me policinë nga mijëra të rinj kryesisht me ngjyrë, por edhe të bardhë, nga veriu i Londrës, u përhapën papritur në të gjitha anët e kryeqyetit britanik.

Trazirat nuk kursyen as pjesë të tjera të Anglisë. Liverpuli, Lids, Bristell, Birmingami, Notingami e disa qytete të tjera përjetuan skena të ngjashme, ndonëse në përmasa më të vogla.

Kryeministri Cameron ka ndërprerë pushimet ng Italia dhe është kthyer në londqër për të qetësuar situatën

Ndërkohë zjarrfikësit e Londrës kanë pasur natën më të ngarkuar në dekadat e fundit. 450 vetë janë arrestuar dhe qelitë e policive në Londer janë të mbushura, ndërkohë që shumë nga të arrestuarit janë dërguar nëpër rajone policie jashtë kryeqytetit britanik.

Komisioneri i Policisë Metropolitane përjashtoi mundësinë e dërgimit të ushtrisë nëpër rrugë për të vendosur rendin. /albeu.com/


Shikoni fotografi nga protesta:
Shtuar më 09/08/2011, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori