Dhjetëra dhi në majë të malit, Gerta që përloti shqiptarët fut "këmbët" në Kuvend (FOTO LAJM)
Në 2017, fjalimi në
Kuvend i Rigerta Lokut, ish-studente e Sapienzas e cila vendosi të rikthehej në Shqipëri për të gjetur një punë, por përfundoi duke ngritur një fermë të vogël në Rubik përloti gjithë
shqiptarët.
Njerëzit u ndanë në dy grupe: ata që u prekën shumë nga fjalët e Rigertës dhe të tjerët që e mendonin një shfaqje të shtirur nga ana e vajzës.
Por tre vite më pas, pikërisht ditën e sotme Rigerta duket se ik ka harruar dhitë dhe ka vendosur të kandidojë në
zgjedhjet e 2021.
"Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në
zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë.
Mos harroni për asnjë moment se jeni
JU motivi dhe forca ime!
Me konsideratë,
Gerta"-ka shkruar ajo. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2020,
ora 21:31