Rama paralajmëron ashpër: Do zhvishen nga çdo pasuri, dërgim menjëherë prapa hekurave

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se burgu nuk mjafton për personat që kanë vënë pasuri të ligjshme nga aktivitetet kriminale.

Rama foli për operacionet e OFL dhe tha se këta persona do zhvishen nga këto pasuri dhe do u behet e pamundur që llumi, siç i quajti ai personat e lidhur me botën e krimit të mbijetojë me personat e tjerë.

“Burgu për këta nuk mjafton, këta duhen zhveshur nga pasuria e paligjshme. Ne do i zhveshim nga pasuria e paligjshme dhe do ua bëjmë të pamundur ta riciklojnë pasurinë e padeklaruar. Do ua bëjmë të pamundur që të hapen sediljesh nëpër lokale, ku studentë duan të kalojnë një mbrëmje të paqme dhe janë të detyruar të jetoj nëmë këtë llojë llumi. Si ky llum ka në mes të Londrës dhe Parisit, por ai është nëntokë, dhe jo mbi toke. Lufta do vazhdojë në mbi toke dhe ata nëntokë.

“Kryeministri theksoi se “Kemi vendosur të marrin një ofensive shembullore si asnjëherë më parë në të dyja anët e medaljes, në atë që është pasqyrë e fuqisë financiare të krimit dhe të krimit në sistemin e drejtësisë për mbrojtjen e krimit të organizuar.

Ata që do të përdorin çekiçin e drejtësisë për të marrë akte kriminale, sot ne i japim një fuqi të re Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke i dhënë mundësi kryeinspektorit të reagojë menjeherë ndaj vendimeve haptazi korruptive të gjyqtareve e prokuroreve. Per 3 ditë pezullimin e tyre nga detyra, i japim në dorë qeverisë së re të sistemit gjyqësor KLGJ dhe KLP pezullimin e menjehershëm duke i hapur rrugë fillimit të menjehershëm të hetimeve. Këta që mendojë se duke pritur në radhë do kapin ca të kapin, do tu behet me keq se vetingu, mënjëherë verifikimi i figurës dhe i pasurisë dhe e treta, të pezulluar të verifikuar e të dalë të njollosur menjeherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin prapa hekurave, nuk ka më në këtë vend lojë macja me miun, ku kriminelët bërtasin mes medias kapni kriminelët dhe ku opinioni nuk di më se cfarë të besojë”- tha Rama.


Shtuar 12.02.2020 11:50