Dhjetë kamera sigurie nën monitorim për ekzekutimin e ish policit
Plot dhjetë kamera sigurie janë sekuestruar nga ana e policisë, për zbardhjen e krimit të rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme lidhur me vrasjen e ish policit.

Tashmë filmimet e kamerave të sigurisë të bizneseve që ndodheshin aty pranë, pritet të hedhin dritë mbi autorët e vrasjes së 41-vjeçarit Ajet Zeqaj.

Gjatë ditës së sotme, uniformat blu kanë sekuestruar dhjetë kamera, për të identifikuar personat që kanë lëvizur në atë orë dhe në vendin ku ndodhi atentati me armë me silenciator.

Autori sipas burimeve, është larguar në këmbë, duke dalë në rrugën “Sami Frashëri” në drejtim të shkollës 11 Janari dhe dyshohet se armën e ka fshehur nën rroba, për të humbur gjurmët dhe të mos pikasej nga kalimtarët. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2016, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori