Dhëndri tradhton nusen me nënën e saj, 9 muaj më vonë bëhen prindër
Një ngjarje shumë e rëndë është bërë publike 16 vite pasi ka ndodhur duke shokuar opinionin publik.

Gjtihcka nisi kur një çift i sapomartuar shkon për muaj mjalti dhe marrin me vete edhe nënën e nuses. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, nëse nuk do të ishte fakti se dhëndri gjatë pushimeve do e tradhtonte me nënën e saj dhe nëntë muaj më vonë, ata u bën me djalë.

Një histori e pabesueshme e dalë në mediat angleze vetëm këto ditë janari, por që daton 16 vite më parë.

34-vjeçarja angleze Lauren Walls nga Tëickenham, në vitin 2004, kurorëzoi historinë e dashurisë me Paul White, i cili ishte një vit më i madh se ajo. Pas martese çifti bëri një muaj mjalti duke udhëtuar në të gjithë kontenë e Devon, SHBA, duke marrë me vete edhe Julie, nënën e nuses së re, e cila kishte kontribuar ekonomikisht në ceremoninë e dasmës dhe muajin e mjaltit.

Por pikërisht gjatë muajit të mjaltit, Paul kishte nisur të shfaqej në siklet. Lauren vuri re këtë ndryshim të papritur, por as që e mendonte se çfarë kishte ndodhur. Motra e Lauren, teksa po shihte celularin e së ëmës, zbuloi bisedat mes saj dhe dhëndrit.

Rreth dy muaj pas martesës, Paul i tha Lauren se donin që të ndaheshin, duke dalë hapur: ai kishte nisur një lidhje me vjehrrën. Jo vetëm kaq, por fiks nëntë muaj nga dasma, Paul dhe nëna e Lauren u bënë me djalë, shkruan noa.al.

“Nuk mund ta besoja, mu shemb e gjithë bota! Dy njerëzit që doja më shumë dhe që i besoja verbërisht, më tradhtuan në këtë mënyrë. Kjo është një nga gjërat më të rënda që një nënë mund ti bëjë vajzës së saj. Paul shkonte gjithmonë shumë mirë me time më, por nuk kisha dyshime. Mu desh shumë kohë që të kaloja gjithçka ndodhi, por në fund pas pesë vitesh, u shkova dhe në dasëm. E bëra vetëm për të mirën e familjes, por gjeta forcën që të ecë përpara. Tashmë kam dikë tjetër në krahë dhe jam bërë me katër fëmijë. Por thyerja e besimit që mu bë, do më ndjek gjithë jetën”, deklaroi 34-vjeçarja.
Shtuar më 23/01/2020, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori