"Dhelprat e Ballkanit": Kush janë 4 shqiptarët, kokat e drogës në Itali
Shteti italian i ka dhënë fund një grupi shqiptarësh të cilët trafikonin drogë.

Mëngjesin e sotëm u arrestuan 4 shqiptarë dhe një shtetas italian të cilët trafikonin drogë duke përdorur një sistem të ngjashëm me mënyrën e jetëses së dhelprave në pyll.

Shqiptarët fshihnin dozat e drogës në vazo hermetike duke hapur gropa nëntokë në zonat pyjore rreth e qark qëndrave të banimit.

Kjo mënyrë veprimi i dha emrin operacionit të antidrogës italiane koduar "Dhelprat e Ballkanit".
Gjatë operacionit, u sekuestrua dhe 1 kg kokainë.

Të arrestuarit shqiptarë janë shtetasit Erjon Maskaj, Bledar Maskaj, Taulan Hoxhaj e Geront Aliaj. Të gjithë janë banues në Itali me leje qëndrimi të rregullt.

Hetimet e operacionit të nisura në mars të vitit 2017 kanë dokumentuar se kjo bandë trafikantësh trafikonte doza droge të llojeve të ndryshme; marijuanë, kokainë, heroinë, hashash duke i fshehur në vazo hermetike në gropa të hapura nënëtokë në zonat pyjore rreth e qark komunës Sestri levante në provincën e Genovas.

Me arrestimet e pak orëve më parë numri i personave të vënë në pranga e të përfshirë në këtë aktivitet është rreth 16 persona.

Shumica e tyre janë shtetas shqiptarë që figuronin se punonin si kopshtarë apo si punëtorë në fermat përreth.

Klientët e tyre ishin përdorues të rregullt droge e kryesisht njerëz të padyshuar e profesionistë si ekonomistë, artizanalë, sipërmarrës etj.

Kontaktet me klientët e me njëri-tjetrin të arrestuarit i kryenin me anë të skedave telefonike të parapaguara që ndryshonin pothuajse çdo ditë.

Për autoritetet italiane ky grup kriminal është ende aktiv në trafikun e drogës e hetimet vazhdojnë për të zbardhur bashkëpunëtorët e tjerë e furnizuesti e tyre të drogës.


Shtuar më 18/11/2019, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori