Dha parkimin 15 vjet me koncension, gjykata mbyll dosjen e Shpëtim Gjikës
Gjykata pushon çështjen për Shpëtim Gjikën. Gjika akuzohej për koncesionin 15-vjeçar të parkimeve në Vlorë.

Gjykata e Vlorës">Vlorës ka pushuar akuzën "Shpërdorim detyre" për ish-kryebashkiakun e Vlorës">Vlorës Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë. Gjika në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, Ardian Musta në cilësinë e nënkryertarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi, Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj,Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga prokuroria e Vlorës">Vlorës për çështjen e konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës">Vlorës.

Në muajin shkurt 2019 prokuroria e Vlorës">Vlorës ngrit ndaj të pandehurve të mësipërm akuzën e "Shpërdorimit të detyrës", duke dërguar dosjen në gjykatë. Por nga muaji shkurt e deri në korrik 2019, dosja hetimore ka qëndruar në zyrën e gjyqtares së seancës paraprake Atalanta Zeqiriaj.

Për pesë muaj më radhë dosja me 8 të pandehur, zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë, është mbajtur në seancë paraprake, ku vetëm pak ditë më parë "Shqiptarja.com" mëson se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka vendosur të pushojë dosjen penale të prokurorisë, duke mos e kaluar çështjen për gjykim në seancë themeli. Pritet që vendimi i pushimit të akuzës, të ankimohet nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj.

Kjo është fitorja e tretë e Shpëtim Gjikës kundër prokurorisë, pasi ka marrë dy herë pafajësi përballë akuzave të prokurorisë së Vlorës">Vlorës,njëherë nga gjykata e Tiranës dhe të dytën nga gjykata e Apelit Vlorë.

Shtuar më 15/07/2019, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori