Gent
Cakaj, që në fillet e karrierës së tij, konsiderohej fenomen i politikes shqiptare, përfundoi detyrën e tij si
ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme në kabinetin e Kryeministrit Rama.
Është akoma e paqartë se cili do të jetë rrugëtimi i Cakajt, veçse ministri i dorëhequr nuk i jep shans mundësisë që të bëhet pjesë e politikës kosovare. Spekulimet, të cilat Cakajn e lidhin me PDK’në, i ka demantuar vetë ai në një përgjigje të dhënë sot për Gazetën Express.
“Lajme te rreme. Kete pergjigje e e kam dhene edhe me heret per Express. Une nuk planifikoj te behem pjese e asnje partie
politike ne Kosove. Kaq”, ka thënë
Cakaj.
Edhe sa ishte në detyrë,
Cakaj është përmendur se mund ta lë qeverinë shqiptare, për t’u rikthyer në Kosovë, më saktësisht në PDK.
Cakaj në një intervistë prerazi mohonte se mund të bëhej pjesë e ndonjë partie
politike në Kosovë.
“Qartë, zëshëm dhe prerë: JO. Unë nuk planifikoj të bëhem pjesë e asnjë prej partive
politike në Kosovë. Çfarëdo pretendimi tjetër është vetëm spekulim i tregtarëve të lajmeve të rreme”, kishte thënë
Cakaj.
Edi Rama, në mandatin e tij të dytë si kryeministër i Shqipërisë emëroi në disa prej dikasterët kryesore ministra nga Kosova. Një ndër ta ishte
Cakaj.
Më parë,
Cakaj ka qenë këshilltar i Ramës, ndërsa, deri sot kur dha dorëhqje, ishte
ministër në detyrë, pasi presidenti Ilir Meta, refuzoi ta dekretonte si
ministër të Jashtëm për shkak të disa deklaratave të Cakajt që, sipas Metës, ishte pro idesë së shkëmbimit të territoreve mes
Kosovës dhe Serbisë.
Cakaj, 30-vjeçar, vite më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, si aktivist i saj. Kur ai nisi karrierën e tij
politike duke mbajtur pozita të larta shtetërore në Shqipëri, pati disa përplasje të ashpra me lëvizjen të cilës i takonte më parë.
Shtuar më 29/12/2020,
ora 14:33