Detyronin vajzat të "shisnin" veten, zbulohet grupi i rrezikshëm shqiptaro-italian
Një grup shqiptaro-italian është shkatërruar nga policiaMonza. Ata akuzohen se detyronin vajza të reja të prostituonin veten, ndërkohë që kjo lloj pune ushtrohej në një lokal në Varedo.

Më parë ky kishte qenë një bar normal, por që më pas e kishin shndërruar në klub nate.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pjesë e grupit të shfrytëzimit ishin italianë dhe shqiptarë, të cilët u arrestuan mëngjesin e ditës së sotme në shtëpitë e tyre në Varese, Milano, Monza Brianza, Como, Lecco dhe Alessandria.

Nga informacionet paraprake mësohet se të arrestuarit kanë përfituar nga vështirësitë ekonomike të vajzave, duke iu ofruar punë dhe më pas i detyronin ato ‘shisnin veten’.

Hetimi u nxit nga njëra prej vajzave, e cila denoncoi në polici faktin se ato ishin viktima të dhunës.

Vajza tregoi se ishte detyruar të merrte alkool dhe drogë dhe më pas e kishin dhunuar. Nga deklaratat e saj policia u kthye përsëri në klubin “Smeraldo”, në pronësi të P.S., 72 vjeç, që besohet se ishte promovuesi i rrjetit të shfrytëzimit së bashku me djalin e tij F.P., dhe E.M., 49 vjeç, të gjithë banues në provincën e Monza dhe Lecco. Anëtarët e tjerë të grupit bashkëpunuan me detyra të ndryshme, ndërsa ndihmë kishte dhënë edhe shqiptari E.M., 28 vjeç.


Shtuar më 30/05/2020, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori