Parashikimi i motit për datën 29 prill 2023

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në veri të vendit.

Era do te fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri 11m/s.

Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 1-17°C, në zonat e ulëta 4-25°C, në zonat bregdetare 9-25°C./Albeu.com/

 


Shtuar 29.04.2023 07:21