Gjykata e Tiranës rrëzoi sot kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës arrest me
burg pa afat ndaj efektivit të Gardës së Republikës Alfred
Ahmetcenaj i arrestuar katër ditë më parë për ngjarjet e 21 janarit. Në seancën e sotme, gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë
detyrim paraqitje ndaj zv/komandantit të Gardës
Ahmetcenaj, duke u paraqitur një herë në javë në policinë gjyqësore.
Sipas gjykatës nga kushtet ligjore dhe provat në dosje, nuk shihet e arsyeshme që i pandehuri të mbahet në arrest me
burg.
Shtuar më 12/02/2011,
ora 12:00