Detaji që shmangu masakrën në Kavajë
Ngjarja e djeshme me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë mund të kishte përfunduar me të tjerë viktima.

Tashmë kanë folur dy ndër personazhet kryesore të kësaj ngjarje, Marsida Qatja dhe Bledar Toçi, të cilët tregojnë detaje nga ngjarja e rëndë.

Në rrëfimin e saj për gazetarin e ABC News, Marsida Qatja thekson se Dritan Hoxholli kishte shkuar me automatik në dore në shtëpinë e saj dhe në momentin që i është hapur dera ka filluar të qëllojë me armë.

Por, pasi shkrepi fishekun e parë sipas saj, i cili plagosi edhe Bledar Toçin në qafë, atij i bllokohet arma.

Wshtë pikërisht ky moment kur Toçi nxjerr pistoletën dhe qëllon 16 herë ndaj Dritan Hoxhollit duke e lënë të vdekur në vend.

"Për pjesën e Bledarit, jo se është shoku im, por mendoj se ai duhet të ngrihet në detyrë. Ai bëri diçka që ne do të kishim vdekur të gjithë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im. I gjuajti Bledarit dhe prapë Bledari nuk bëri gjë. Kur donte të gjuante fëmijën tim, Bledari kërkoi vetëmbrojtje", tregon Marsida duke theksuar se ishte fat për ata që ndodheshin në shtëpi që Dritan Hoxhollit i ngeci arma pasi mund të kishte ndodhur një masakër.

Shtuar më 11/10/2019, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori