DETI/ Xhaçka krah homologut grek: Ka vullnet për kompromis për ta referuar çështjen në Hagë

Është zhvilluar konferenca e përbashkët me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin grek Nikos Dendias.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka u shpreh mes dy vendeve ka mirëkuptim për zgjidhjen e shumë çështjeve. E ndalur edhe tek çështja e detit Xhaçka tha se palët kanë rënë dakord dhe se ka vullnet për kompromis për referimin e kësaj çështjeje në Gjykatë e Hagës.

“E konsiderojmë Greqinë një mik të çmuar dhe partner të besueshëm në rregën e integrimit Europian. Jemi të një mendje se marrëdhëniet shqiptaro –greke duhet të zhvillohet në rrugën e fqinjësisë së mirë. E lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar çështjet sado të vështira. Një nga çështjet e trajtuar ishte kufizimi i zonave detare. Të dyja palët kanë vullnet për dërgimin tek gjykata ndërkombëtare”, tha ajo.