DETAJET/ Viktimat në Durrës ishin dy femra, u përplasën sapo zbritën nga autobusi
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, përkatësisht tek rruga e re e ish-Kënetës në lagjen nr.17, ku një makinë ka përplasur për vdekje dy persona.

Së fundmi është zbuluar identiteti i dy viktimave dhe bëhet me dije se e dy viktimat janë re e vjehrrë, dhe jo burrë e grua siç u raportua më herët nga policia.

Ato janë shtetset Bukuria dhe Sabije Cufaj, 56 dhe 38 vjeçe, të cilat janë aksidentuar për vdekje sapo kanë zbritur nga autobusi, pasi po ktheheshin nga puna.

Makina që ka shkaktuar aksidentin është një BMW me targa AA 835 BD, e drejtuar nga një i ri rreth 22 vjeç, që i ka marrë para sapo dy gratë kanë zbritur nga urbani.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “BMW” si autor i ngjarjes së rëndë.

“Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, nje shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burre e një grua).Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.”, njofton policia. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori