DETAJET/ Policia identifikon autorin e vrasjes në Durrës
foto ilustruese
Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në në zonën e ish Kënetës në Durrës rreth orës 01:10 pas mesnate.

Viktima është shtetasi me iniciale M.N. 45-vjeç.

Së fundmi policia njofton se ka identifikuar autorin e vrasjes dhe është në ndjekje të tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori dyshohet të jetë shtetasi N.Z. 37 vjeç.

Informacion Paraprak

Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori