DETAJET/ Këto janë makinat që u aksidentuan
Update-Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin ku një autobus është përplasur me një autoveturë. Në fillim u raportua për shtatë persona të plagosur, ku katër prej tyre ishin në gjëndje më të rëndë. Burime nga "Top Channel" bëjnë me dije se bëhet fjalë për gjashtë persona të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “3 çezmat”, ku autobusi me targa AA 925 FO është përplasur me autoveturën tip “Peugeot” me targa AA 714 MU.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Një prej tyre është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi. /albeu.com/



Shtuar më 15/10/2016, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori