Detajet/ Ja si ndodhi sulmi terrorist në Stamboll
Mediat botërore kanë ristrukturuar skenën e sulmit terrorist në Aeroportin e Stambollit, ku si pas mori jetën 41 personave dhe plagosi mbi 250 të tjerë.

Bazuar në informacionet e mediave turke, bëhet fjalë për tre kamikazë, që hynë brenda terminalit dhe fillimisht hapën zjarr me automatikë kallashnikov. Është televizioni rus “Life” që ka rindërtuar skenën e ngjarjes.

Njëri prej sulmuesve u qëllua nga një polic i aeroportit dhe më pas hodhi veten në erë duke mos shkaktuar asnjë viktimë. Ndërkohë, pak më herët, janë publikuar fotot e dy prej terroristëve.

Ata ishin veshur me rroba dimri për të fshehur brezin e eksplozivëve dhe kallashnikovët./Albeu.com/
Shtuar më 29/06/2016, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori