DETAJET/ "Ilir Meta sapo zbriti, Adriatik Llalla ishte në bord kur u grabitën eurot"
Të tjera detaja sa vijnë e dalin nga grabitja e 10 milionë eurove në Rinas. Sipas gazetares, Klodiana Lala, në
avionin ku u grabitën rreth 10 milionë euro në Rinas, ishte edhe
ish-kryeprokurori, Adriatik
Llalla.
Gazetarja tha se
ish-kryeprokurori ndodhej në
avionin me destinacion Vjenën.
“Në
avionin që do të nisej nga Tirana drejt Vjenës ishte dhe
ish-kryeprokurori Adriatik
Llalla. Kjo ështe konstatuar në momentin kur Policia ka hyrë brenda në avion dhe ka pyetur pasagjerët”, deklaroi Lala në “Dritare me Rudinën” në News 24.
Ndërkohë në adresë të moderatore Rudina Xhunga erdhi një informacion sipas të cilit pak minuta para se të ndodhte grabitja e eurove, nga avioni i grabitur ka zbritur presidenti i shtetit, Ilir Meta dhe
Garda ka qenë prezentë në aeroport. Sipas këtij informacioni, grabitësit kanë ndërhyrë kur
garda është larguar.
Shtuar më 10/04/2019,
ora 10:03