Detaje tronditëse, si u ekzekutua Fatos Ferracaku në Shkodër
Qyteti i Shkodrës është tronditur mesditën e sotme nga një krim i dyfishtë, ku si pasojë e plumbave ka humbur jetën Fatos Ferracaku dhe është plagosur Fatmir Mehaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” në prani të dhjetëra personave dhe në një kohë fare të shkurtër.

Sipas burimeve të policisë atentatorët kanë qënë dy persona të dy të maskuar, dhe nga kryerja e ekzekutimit janë shumë profesionalë.

Më pas autorët e vrasjes janë larguar me shpejtësi me anë të një motori të cilit i kanë vënë flakën disa kilometra larg vendit të krimit.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë, ku sipas dëshmitarëve, njëri prej personave të maskuar ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar në kokë Fatos Ferracakun.

Në këtë moment dhëndri i tij, Fatmir Mehaj ka ndërhyrë, por vrasësi e ka qëlluar edhe atë duke e lënë të plagosur rëndë.

Edhe pse në vendin e ngjarjes ka patur dhjetra persona identifikimi i autorëve duket tepër i vështirë për shkak të maskimit të tyre dhe djegies së motorit.

Gjithashtu fakt i rëndësishëm është se Fatos Ferracaku i është vrarë edhe i afërmi i tij para pak javësh, krim ky që ende nuk është zbardhur. /albeu.com/

Shtuar më 14/11/2018, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori