Detaje tronditëse nga plagosja e kushëririt të Ervis Martinajt, pak pas sherrit i vihet flaka makinës luksoze
Mbrëmjen e djeshme u plagos me armë zjarri kushëriri i
Ervis Martinaj, Edon
Martinaj në lagjen numër 1 të qytetit të Laçit. Ngjarja ndodhi pas një përplasje me armë zjarri me persona ende të paidentifikuar.
19-vjeçari, djali i xhaxhit të
Ervis Martinajt është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Pas kësaj ngjarje,është gjetur një makinë e djegur tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit në një rrugë rurale në fshatin Borizanë të Krujës.
Dyshohet se makina ka lidhje me plagosjen e Edon Martinit. Mendohet se makina mund të ketë qenë e autorëve, të cilët i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët, por ende nuk ka shumë detaje.
Për këtë ngjarje kanë nisur menjëherë hetimet nga ana e policisë.
Shtuar më 11/08/2019,
ora 08:08