Detaje tronditëse nga makina e gjakosur në Shkodër, kush është Artan Koçeku? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Policia e Shkodrës në fshatin Shtoj i Vjetër në afërsi të shinave të trenit ka gjetur një fouristradë të bërë "shosh" nga plumbat dhe të larë në gjak.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur tre ditë më parë dhe dyshohet se brenda makinës është plagosur rëndë nje person, megjithatë nuk ëhstë dhënë asnjë informacion se ku ndodhet i plagosuri.

Dyshimet e para nga polica bëjnë me dije se personi i plagosur ëhstë i njohur si problematik në Shkodër.

Policia po heton për të zbardhur të plotë këtë ngjarje mbi autorët dhe për të gjetur nëse personi i plagosur ka qenë i dyshuari Artan Koçeku apo ndonjë tjetër.

Por kush është Artan Koçeku?

Artan Koçeku është person me precedentë të mëparshëm penalë dhe i shpallur në kërkim që në dhjetor të vitit 2017 për vrasjen e shkout të ti Angjelin Shkambit.

Shkambi është qëlluar me me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit, për motive borxhesh midis personave.

Gjithashtu Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër në vitin 2013.

Në atë kohë policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.

Sipas policisë Koçeku së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

Por krimet nga Koçeku nuk jabë vetëm kaq, pasi ai rezulton si bashkautor në grabitjen e 12 dyqaneve në Shkodër. /albeu.com/



Shtuar më 17/10/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori