Detaje tronditëse nga aksidenti në Fier: Çifti vdiq gjatë natës
Burrë e grua humbën jetën sot në aksin Levan-Tepelenë, pasi makina e tyre me targa greke humbi kontrollin dhe ra në një kanal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatiin Varibop të Fierit, ndërsa viktimat që janë në një moshë të thyer nuk janë identifikuar ende, shkruan Albeu.com.

Krahas burrit dhe gruas, dyshohet se në makinë ndodheje dhe një tjetër pasagjer.

Burime zyrtare bëjnë me dije se makina e aksidentur është një Suzuki gjysmë fuoristradë me targa greke IHZ 1755.

Dyshohet se makina ka rënë aty gjatë natës, por është mundur të zbulohet vetëm në orët e para të ditës së sotme.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjës së rëndë. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2018, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori