Detaje tronditëse, babai shqiptar pranon vrasjen e vajzës
Sipas mediave greke, babai shqiptar që tronditi Korfuzin pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e të bijës, AnxheliNa Petro ka pranuar autorësinë e krimit makabër pas marrjes në pyetje.

Tragjedia në këtë familje ishte përpjekur të anashkalohej vetëm për pak orë, por në fund shpërtheu me vrasjene 28 vjeçares, njoftojnë mediat greke.

Në fillim babai i viktimis nuk e ka pranuar krimin makabër, por pas marrjes në pyetje nga polcia ai ka pranuar gjithçka.

Ai dëshmoi se ishte personi që e kishte vrarë vajzën e tij, që më pas e kishte varrosur prapa shtëpisë dhe tregoi vendin, ku trupi u nxor jashtë nga policia.

Vrasja dyshohet se ishte kryer me një objekt të mprehtë dhe motivi kryesor ishte lidhja e dashurisë që Anxhelina kishte me një shtetas afgan që jetonte ne zonë. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori