Detaje të reja për 613 kokainë në Durrës, Arbër Çekaj një tjetër ngarkesë me drogë në Ekuador
Arbër Çekaj, pronari i "Arbri Garden" ku do mbërrinin kamionët me banane me 613 kg kokainë brenda, në Ekuador rreth 2 vite më parë.

Në dhjetor të vitit 2015, kompanisë së Arbër Çekaj i janë gjetur 90 kilogramë kokainë në Ekuador. Hetimet të cilat zgjatën disa muaj përfunduan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe dosja u arkivua.

"Arbri Garden" kishte porositur në Kolumbi tre kontejnerë me banane, që mbërritën në Portin e Durrësit, në muajin shkurt dhe ishin të pritje të zhdoganimit.

Pas zbulimit të sasisë rekord prej 613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj është shpallur në kërkim nga policia. /albeu.com/

Shtuar më 05/03/2018, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori