Detaje të reja nga zjarri në Shkodër, veprimi që bënte shpesh i moshuari që humbi jetën
Ismet Abdurrahmani, 70 vjeç mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikëses, shpëtimi i tij ishte i pamundur për shkak se flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, ndërsa dera e jashte ishte e blinduar dhe nuk hapej.

Ngjarja ndodhi në katin e 5-të të një pallati në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, rreth orës 19:30.

Në fillim u tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërsa 70 vjecari gjendej i vetem në banesë.

Më pas burime pranë grupit hetimor thanë se i moshuari ishte në prag divorci, dhe mbrëmjen e djeshme bashkëshortja kishte kërkuar urdhër-mbrojtje, pasi i ndjeri e dhunonte.

Abdurrahmani mësohet se ka pasur probleme me bashkëshorten, ndaj ai ka tentuar disa herë t’i vendosë zjarrin banesës së tij, thanë burimet. Ende nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit në apartament, mbrëmjen e sotme.

Drejtori i Zjarrfikësve në Shkodër Agron Dibra ka deklaruar se zjarriapartament ishte i përmasave të mëdha. Ai shton se ishte e pamundur të hyje menjëherë në banesë.

Burimet thanë se tashmë përpos një zjarri aksidental po hetohet edhe pista tjeter e zjarrvënies së qëllimshme.
Shtuar më 02/02/2020, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori