Tragjedia në Tiranë, shpallet në kërkim Petrit Syla i skelave (FOTO LAJM)

Mesditën e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Dy punëtorë, konkretisht Ergys Brahimaj, 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën "Xhimi", si dhe shtetasi Orjan Kodra, 36 vjeç, punëtor i firmes së skelave “Syla” kanë gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së skelës.

Ndërsa tre punëtorët e të tjerë që mbetën të plagosur e që u transportuan në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, janë Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.

Mëngjesin e sotëm, policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë Xh. T. 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi” si dhe I. B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skelaSyla”.

Në kërkim është shpallur dhe administratori i firmës skela "Syla", shtetasi Petrit Syla.

Si pasojë e shembjes së skelës, kanë mbetur të lënduar dhe 3 punonjës të tjerë, G.B punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, E.L dhe A.M, punëtor i firmës skelaSyla”.

Fatmirësisht ndodhen jashtë rezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në përfundim të veprimeve hetimore, të kryera nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, dhe konkretisht:

• Xh. T. 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”.

• I. B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skelaSyla”.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. S., me detyrë administrator i firmës skelaSyla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xh. T., ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Po në këtë pallat, firma skelaSyla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin I. B., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën "Xhimi, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmes skelaSyla”.

Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit G.B punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, E.L dhe A.M, punëtor i firmës skelaSyla”.

Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 17/08/2019, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori