DETAJE/ Pas sherrit banal qëllohet me armë pronari i lavazhit në Shkodër
Një 38-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të një personi teksa ishte duke punuar në autolavazhin e tij.

Mësohet se mesditën e sotme, 38-vjeçari i identifikuar si Luan Lugaj ka pasur një sherr, për motive ende të paditura me Klodian Rrokun. Sherri ka agravuar deri në përdorimin e armëve, ku Lugaj ka qëlluar në drejtim të Rroku, teksa ky i fundit ishte duke punuar në lavazhin në pronësi të tij. Fatmirësisht Rroku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi nuk ka e prekur në asnjë pjesë të trupit. Uniformat blu kanë arritur që të arrestojnë shkodranin, teksa dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, ku po punohet për gjetjen e saj.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Mbi Lugaj rëndon akuza për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtuar më 15/08/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori