Tërmeti 9.2 ballë dhe nuk lëviz asgjë, pamjet nga Japonia po bëjnë “xhiron” e rrjetit (VIDEO)

Dy ditë më parë Turqia u zgjua me tërmete të njëpasnjëshme, ndërsa videot ku pallatet rrëzoheshin para syve të njerëzve vazhdojnë të trondisin rrjetin. Tërmeti më i madh ishte 7.6 ballë ndërsa deri tani numri i viktimave është rreth 17 mijë dhe ende ka njerëz poshtë rrënojave. Ashtu si në tërmetin e nëntorit në Shqipëri, edhe në Turqi po diskutohet arsyeja pse pati kaq shumë viktima dhe shkatërrim dhe sigurisht kryesorja ngelet mungesa e infrastrukturës në ndërtim.

Shqipëria dhe Turqia janë dy vende, që përballen shpesh me lëkundje të pllakave tektonike.

Së fundmi në Japoni është shpërndarë videoja e një tërmeti të frikshëm me magnitudë prej 9.2 ballësh, shumë më të lartë se dy tërmetet në Shqipëri dhe Turqi, ku shohim ndërtesa gjigante, që nuk duan t’ia dinë për lëkundje të tilla dhe nuk pësojnë asnjë dëmtim.


Shtuar 9.02.2023 23:16